
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë! Kush është politikani që priti ish-agjentin e FBI-së në vitin 2017, i dha...
Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane ka zhvilluar udhëtimet e takime edhe në Kosovë. Në dosjen e plotë, të siguruar nga Dosja.al thuhet se më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me një person që në dosje identifikohet si ‘Personi A’, i cili ka qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.
Aty ai ka lënë disa mjete të FBI-së për një politikan kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, janë kthyer bashkë në Shtetet e Bashkuara.
Më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me personin A dhe të tjerë, me të cilët i pandehuri McGonigal u takua. Ai gjithashtu dha mjetet e FBI-së për një politikan kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara.
Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:
‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.
‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.
‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.
‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.
‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.





KAS merr vendimin: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit
Historia e plotë >



Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




