Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Jo vetëm Behgjet Pacolli/ Kush është shqiptari tjetër që mori pjesë në dasmën e vajzës së Donald Trump (EMRI)

Jo vetëm Behgjet Pacolli/ Kush është shqiptari tjetër

Sipërmarësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, bashkë me bashkëshorten Blerina, kanë qenë të ftuar të nderit në dasmën e familjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Çifti Devolli kanë marrë pjesë në dy ditët e ceremonive të veçanta të organizuar me rastin e martesës së të bijës së ish-Presidentit amerikan, Tiffany me Michael Boulos.

“Ishte një kënaqësi krejt e veçantë që mbrëmë, së bashku me Blerinën, ishim pjesë e gëzimit familjar të Presidentit Trump. Ndjehemi shumë të nderuar të ishim ndër të ftuarit për martesën e Tyffanyt dhe Michaelit, në këtë dasmë tipike amerikane”, është shprehur afaristi Devolli.

Ai ka treguar se në dasmë ka pasur rastin të takohet edhe me njerëz me ndikim në nivelet më të larta të politikës, ekonomisë dhe shoubiznesit amerikan, përfshirë edhe senatorë dhe kongresistë.

“Natyrisht, si në çdo rast tjetër, edhe në bisedat që kam pasur, e kam shfrytëzuar mundësinë për të folur për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik tonin, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe politik me SHBA-në”, ka theksuar Devolli.

Banketi kryesor është mbajtur të shtunën mbrëma në rezidencën verore të familjes Trump, në Mar-a-Lago të shtetit të Floridas, kurse ceremonia paramartesore një ditë më herët në Trump International Golf Club.

Dasma e Tiffany Trump dhe Michael Boulos po vlerësohet si një ndër dasmat më të bujshme të vitit, ku të ftuar kanë qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në SHBA dhe jashtë saj.

Jo vetëm Behgjet Pacolli/ Kush është shqiptari tjetër

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore