Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Jeta ime pa të nuk vlen më”/ Flet babai i shqiptares që vrau veten në burg: Ajo ishte e varur nga droga

“Jeta ime pa të nuk vlen më”/ Flet babai i shqiptares

Donatella Hodo, një 27-vjeçare italo-shqiptare i ka dhënë fund jetës në burgun e Montorios, Itali pasi ishte akuzuar për vjedhje. Babai i saj Nevruzi duke folur për mediat italiane ka treguar se për ta shkëputur nga varësia e drogës ai e ka çuar Donatellën në qendra të ndryshme të specializuara, madje edhe jashtë Italisë (dy herë në Spanjë, më pas në Kroaci dhe Belgjikë)

"Ta shpëtoja ishte bërë arsyeja ime për të jetuar".

Në një rast, e reja kishte ikur ende nga shtëpia. Për dy vjet ajo jetoi në Spanjë, dhe kur babai i saj e gjeti ajo ishte në kushte të tmerrshme. Ajo peshonte vetëm 24 kilogramë:

"E mora dhe e solla në shtëpi, u kujdesa për të për tre muaj pa e lene asnjehere vetëm deri sa ajo u sherua. Nuk pushova kurre se qeni prane saj, duke e ndihmuar. Për vajzën time nuk isha vetëm unë gabim. I gjithë sistemi ka dështuar dhe për mendimin tim as kontrollet në burg nuk kanë qenë adekuate. Për këtë bëra një ankesë, fatkeqësisht vajza ime nuk do të kthehet por meriton të vërtetën dhe drejtësinë".

Më tej ai ka treguar edhe për ndihmën e madhe që gjyqtari i Veronës i kishte dhënë Donatellës pasi ajo kishte përfunduar në burg.

"Donatella ime gjithmonë më fliste për këtë magjistrat si baba i dytë, ajo thoshte se ishte i vetmi që e merrte në zemër situatën e tij. Kur u takuam, doja shumë t'i thosha gjykatësit se ai nuk duhet të ndihej fajtor, sepse Donatella më tregonte gjithmonë për angazhimin që kishte bërë pas historisë së saj. Ky gjyqtar e ndoqi me përkushtim të vërtetë çështjen e vajzës sime, e vizitoi në burg, kërkoi zgjidhje. Ndonjëherë kisha ndjenjën se ai e ndiqte më shumë se unë. Ajo ma përshkroi atë si një baba të dytë. Ai është njeriu që tani thotë se ndihet fajtor për vdekjen e vajzës së tij: Por un po mendoj me vete: Ku gabova? Në çfarë? Nuk e prisja kurrë që Dona ime ta bënte një gjë të tillë, kurrë. Ndjej se jeta ime pa Donën nuk vlen asgjë, jam unë që kam dështuar, jo gjyqtari".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore