Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Jepte jetën për ne'/ Vajza e Lefter Zhidru: Babi nuk na dhunonte kurrë, atë ditë ndryshoi....

'Jepte jetën për ne'/ Vajza e Lefter Zhidru: Babi nuk na

Vajza e Lefter Zhidrus, 71-vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA, është shprehur se nuk ka parë kurrë të atin të ushtrojë dhunë mbi të ëmën dhe aq më pak mbi të. E pranishme në studion e “Pa gjurmë”, ajo tha se Lefter jepte jetën për ta.

“Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte cfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën” – tha ajo.

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore