Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Jemi mësuar me premtime absurde!"/ Rama publikon foton me Kovaçeskun: Ende po prisnin Godonë?

"Jemi mësuar me premtime absurde!"/ Rama publikon foton me

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim nga Brukseli, teksa është duke u zhvilluar samiti.

Në rrjetet e tij sociale Rama ka publikuar një foto me homologun e tij, Dimitar Kovaçevski.

Në një postim në “Twitter”, Rama ka publikuar foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe shkruan se ata tani më janë mësuar me këto premtime absurde.

Rama i referohet mos heqjes së vetos nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, e cila automatikisht pengon edhe ecurinë e Shqipërisë në integrimin në BE.

“Ende duke pritur për Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë premtim absurd dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”,-shkruan Rama në reagimin e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore