Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Je shpifës, do të hedh në gjyq”- “Plas” sherri mes Carlo Bolinos dhe Mark Markut

“Je shpifës, do të hedh në gjyq”- “Plas”

Pedagogu Mark Marku dhe gazetari Carlo Bolino janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit “Open”.

Ndërsa po diskutohej se a duhet të ketë rrotacion politik në vend, Mark Marku i tha Bolinos se mund të “abuzojë me fondet e shqiptarëve, por jo me intelektin e tyre”.

Kjo bëri që Bolino t'i përgjigjej ashpër, duke e akuzuar Mark Markun për shpifje e duke i kërkuar të ketë kujdes pasi mund ta hedhë dhe në gjyq.

Marku: Abuzoni me fondet e shqiptarëve, por jo me intelektin.

Bolino: Unë nuk kam marr asnjë tender, bëni kujdes me shpifje se do ju hedh dhe ju në gjyq. Flisni me gjuhë ndryshe
Marku: Abuzoni me fondet publike.

Bolino: Je shpifës, profesor i shpifjes, je nj rrogëtar me pozicion për të shpifur

Marku: Nuk është krim të marrësh rrogë në shtet, të jesh rrogëtar

Bolino: Të abuzoni po, më tregoni një tender që kam marr unë, nuk keni asnjë agrumet veç shpifjes

Marku: E thash në përgjithësi, pse prekesh ti?

Bolino: Ke shpifur, the që unë kam fituar fondet publike, jo si djali i z.Berisha. Ti e di që ai është i financuar nga oligarkët me paratë publike?

Marku: Përgjigju për akuzat që bëhen në emrin tënd

Bolino: Aaa nuk të pëlqen ky agrumet

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore