Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Je rehat fare”/ Rama tregon arritjet: Në Itali, të prekurit nga tërmeti jetojnë në rulota. Pse zgjodha shumë gra në qeveri

“Je rehat fare”/ Rama tregon arritjet: Në Itali, të

TIRANË - Për kryeministrin Edi Rama, mandati i tretë qeverisës po sjell ndryshime të mëdha. Me ironi, kryeministri tha se shembull është edhe qetësia e tij me gazetarët.

“Më shihni mua. Unë jam ndryshe”, tha Rama në MCN. “Je rehat fare”, tha njëri nga gazetarët.

Kreu i qeverisë kujtoi sërish tërmetin dhe pandeminë. Pavarësisht se u Shqipëria u godit rëndë, sipas Ramës, vendi ynë ia doli që të rrisë punësimin dhe të sigurojë shtëpi për të prekurit nga tërmeti. Rama mori si shembull Italinë, e cila nuk e ka bërë ende këtë gjë.

“Betejën nuk e kam patur me ata përballë. Nuk jetoj për të mundur ata. Jetoj për të bërë gjërat që duhen bërë. Ky vend, të përballet me dy goditje, dhe të jetë këtu ku është, është gjë e madhe. Të dalim nga tërmeti, ndërsa në Itali ka akoma njerëz nëpër rulota. Ne po u japim mijëra familjeve shtëpi të re, falas, jo me kredi të buta. Dolëm nga pandemia dhe kemi 3 mijë të punësuar më shumë se para se të godiste pandemia. Sot kemi bërë një buxhet që parashikon ulje tjetër taksash. Do heqim taksën për pagën deri në 40 mijë. E kishim deri në 30 mijë. Këto gjëra thonë diçka”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri foli edhe për numrin e lartë të gravë në qeveri. Sipas tij, kjo nuk ishte e qëllimshme.

“Nuk ishte e qëllimshme. Por thjesht objektivi ishte sit ë vendosen në vendin e duhur njerëzit e duhur. Të aftë për të bërë punën. Ky është rezultati, po jo qëllimi që të shtojmë numrin e grave”, tha Rama./Gazeta SHQIP

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore