Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Je kapur me thonj pas "Foltores"! Basha: Je qesharak, ti ke ardhur ose të kanë sjellë nga Parisi

Je kapur me thonj pas "Foltores"! Basha: Je qesharak, ti ke ardhur ose

Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka vijuar akuzat për kryeministrin Edi Rama, edhe pasi ky i fundit u largua nga Kuvendi. Duke e quajtur Ramën si një aktor të dështuar, Basha tha se foltorja e Kuvendit është një vend jo për përballje personale, por ku ai duhet të japë llogari. Kryedemokrati tha se Rama është kapur me thonj pas foltores dhe po e përdor në mënyrën më neveritëse.

"Kjo nuk është një Foltore për përballje personale, por është një foltore ku t’i të japësh llogari për shqiptarët. Je kapur më thonj pas foltores dhe pjesë më të keqe të këtyre 30 viteve nuk ka njeri ta ketë përvetësuar në mënyrën më neveritëse sesa ti

E gjithë puna është si të heqësh dorën nga ajo, ta kanë lënë porosi të dalësh para kamerave? Sa qesharak që je, nëse nuk do ishe njeriu që ka në dorë buxhetin e shtetit me thënë të drejtën, nuk do më argëtoje dot as sa një aktor i mjerushëm shfaqjesh në kopshte fëmijësh,  kaq mjerueshem ka arritur intelekti yt, po kjo nuk është foltore për gjëra personale.

Por të japësh llogari, meqë nuk jep dot rrëshqet, se mendon se kështu shqiptarët do e shtyjnë dhe një ditë pa bukë. Je kapur me thonj pas foltores, dhe pjesën më të keqe nuk ka njeri që e ka kthyer në formën më të shëmtuar. Prapë gjërave kryesore, po mashtrove pa cilësi, vjen këtu dhe flet për taksë karboni.

Kush e rriti me 100 lekë në janar të 2014, unë apo ti, kush e rriti dhe me 120 lekë të tjera, taksa e qarkullimit, kush ia shtoi. 65% e çdo litri shkon taskë për ty dhe ortakët e tu, shëndetësinë e ke futur në gropë, shkollat nuk i hap se Naim Frashërin në Durrës e ke fshirë se do qendrën tregtare të Celës", tha Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore