Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Java nis me diell dhe temperatura të larta, por ka surpriza në mesjavë

Java nis me diell dhe temperatura të larta, por ka surpriza në

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë publik parashikimin e motit për këtë javë.

Dy ditët e para të javës (e hënë dhe e martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Dita e mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës. Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

Dita e premte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën zona e veriperëndimit, e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Java nis me diell dhe temperatura të larta, por ka surpriza në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore