Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Jam Zot i Romës"/ Përgjime të reja për Elvis Demçen, shqiptarin që ‘hoqi qafe’ rivalët në Itali

"Jam Zot i Romës"/ Përgjime të reja për Elvis

Të tjera përgjime për 36-vjeçarin shqiptar Elvis Demçe kanë dalë në dritë. I riu, e shpalli veten “Zot” të Romës dhe donte të merrte të gjithë pushtetin në kryeqytetin italian.

Ai ishte koka e trafikut të drogës në aksin Romë-Kalabri dhe tashmë po kërkohen edhe mjete të reja.

Tregu i kokainës është një nga aktivitetet e preferuara të bandave në kryeqytetin italian.

Policia italiane ka zbuluar bisedat e grupit kriminal të Demçes dhe miqve të tij të Ndranghetës. Mediat italiane raportojnë se ata komunikojnë me njëri-tjetrin duke menduar se ndihen të sigurt falë "SkyeCC", një aplikacion i një prej kompanive kanadeze.

Aty dëgjohet se si ata flasin me emra të koduar ku vërtetohet edhe roli i kalabrezëve si furnizues të “shitësve me shumicë” që operojnë në qendrat tregtare fitimprurëse brenda lidhjes: “Zio” dhe “Spartaco”, “Rangara”, “er Chiappa” dhe “Noodles” : të gjitha ingranazhet e një mekanizmi i cili, sapo filloi, ishte në gjendje të garantonte deri në 50 kilogramë kokainë për çdo dërgesë. Përveç drogës, aty flitet edhe për blerjen e kallashnikovëve dhe armëve deri në 20 mijë euro.

“Ai thotë se nesër do të shkojnë te të afërmit e tyre në Tiburtinë, vetëm duhet t’i marrësh në stacion dhe t’i çosh në shtëpi. Ju them të qëndroni me këta djem që të dukemi në rregull”- dëgjohet në një përgjim.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore