Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Jam i dyti në..."/ Duka zbulon ku do të kandidojë: Nëse Basha nuk mban premtimin? Nuk do vras njeri, por....

"Jam i dyti në..."/ Duka zbulon ku do të kandidojë:

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka zbuluar detaje nga marrëveshja me Lulzim Bashën për zgjedhjet e 25 prillit.

Duka tha në OPEN se do jetë i dyti në listën e Durrësit dhe nëse Basha nuk mban premtimin, nuk do marr pjesë në zgjedhje dhe as nuk do vrasë askënd.

“Nëse nuk jam i dyti në Durrës nuk do marrë më pjesë në zgjedhje, me Ramën nuk bëhem kurrë, partinë Demokratike nuk e lëshoj kurrë. Mua personalisht më është kominikuar para një muaji se do jem i dyti në Durrës.”, tha Duka

Duka tha se partitë e vogla do futen me siglat e tyre në zgjedhje.

"Sapo dola nga zyra e Bëshës, kemi rënë dakort që logot e partive të jenë të gjitha", tha Duka.

Pjesë nga biseda 

Duka: Kam negociuar vendin e dytë

Eni Vasili: Po nëse nuk të vendos Basha?

Duka: Nuk kam për të vrarë njeri?

Duka: Nëse nuk jam i dyti në Durrës nuk do marrë më pjesë në zgjedhje, me Ramën nuk bëhem kurrë, partinë Demokratike nuk e lëshoj kurrë. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore