Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Jam fans i tij”/ Gazetari i njohur ironizon rrëmbimin e “mbretit të Instagram”-it: Jam gati të shkoj të përleshëm me armiqtë e tij

“Jam fans i tij”/ Gazetari i njohur ironizon rrëmbimin e

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit”, u rrëmbye këtë të enjte në Tiranë. Pak ore më pas, policia e kryeqytetit njoftoi se kishte arritur ta gjente Braçin dhe e kishin shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, policia tha se ishte bërë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohej për kapjen e tyre.

Ndërkohë me herët, në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën Braçi, shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin.

Po ashtu ata e detyronin Braçin që të fliste me fjalë banale dhe t’i kërkonte falje Fabio Dushkut. Kjo duket se mbështet edhe më tej deklarimet e familjareve te Braçit ne Polici, qe thanë se i riu ishte rrëmbyer nga të afërm të Dushkut.

Konflikti mes Kozak Braçit dhe Fabio Dushkut, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Greqi, nisen pikërisht ne rrjetet sociale. Pak kohë më parë, ata u fyen dhe u kërcënuan live në “TikTok”.

“Jam fans i tij”/ Gazetari i njohur ironizon rrëmbimin e

Ky fenomen u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishte gazetari i njohur, Mentor Kikia.

Me ironi, Kikia u shpreh se “është fans i Kozak dhe është gati që të shkojë të përleshet me armiqtë e tij”.

“Unë personalisht jam fans i tij dhe jam gati të shkoj të përleshëm me armiqtë e tij. Ai u mëson të rinjve si të përdorin një fjalor vulgar, si të ndezë një cigare. Po përdor ironi se nuk kam mënyrë tjetër të flas për këtë. Personazhet llum janë shndërruar si modele e rinisë dhe shoqërisë. Rinia në vend që të frekuentojnë një mjedis kulturor, ndjekin atë. Se kam gjetur dot përgjigjen se çfarë i tërheq të rinjtë që ndjekin atë”, tha gazetari i njohur.

Kikia shton se kjo është një situatë alarmante në të gjitha drejtimet.

“Duhet të alarmoj familjet që të shohin se çfarë bëjnë adoleshentët në rrjet, kë ndjekin. Alarmante për shkollat, për mediat”, tha gazetari.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore