Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Jam çun i Pazarit të Ri, dhe i them çunit të Kristaqit”, Meta-Ramës: Unë i bie më të fortit, e këpus në mes!

“Jam çun i Pazarit të Ri, dhe i them çunit të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se e pret një betejë e fortë politike nga shtatori.

Ai tha në takimin e PL me strukturat e Tiranës se do ta shemb sistemin e kalbur dhe të korruptuar që ka krijuar kryeministrin ashtu siç shembi në emër të ligjit të gjitha kioskat te “Parku Rinia” në kohën kur ishte kryeministër i vendit.

Ndaj edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë, të jeni të sigurt se shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin, me qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e ndershëm. Këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë. Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit, kështu do të shemb i pari unë dhe ju një milion të qytetarëve të Tiranës, të gjithë së bashku, këtë kalbësirë, regjim që vetëm vjedh, mashtron grabit, tjetërson pronat e qytetarëve me falsifikime. Por do t’i japim dhe ndëshkimin e merituar që kurrë në historinë e Shqipërisë dhe Tiranës askush të mos guxojë të mashtrojë popullin, të shkelë Kushtetutën dhe ligjin dhe ndëshkimi i këtij sekti do të jetë shembulli më i mirë për të gjithë ata që do vijën të qeverisin, sesi nuk duhet të qeverisin”, tha Meta.

Me tej Meta i ka dërguar edhe një “mesazh” Edi Ramës, duke i thënë: “Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i fort… e këpus në mes edhe t’i duket Erioni Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore