
Ja si ndërtohet skema e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit
Shtetasi A shtetas shqiptar, është kthyer në Shqipëri pas një qëndrimi të gjatë në një shtet të Amerikës së Jugut, për të cilin kishte të dhëna se ishte i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.
Ky shtetas regjistroi në Shqipëri, shoqërinë tregtare ‘DEF’ me fushë veprimtarie ‘import - eksport tëmallrave të ndryshëm’ duke deklaruar se mallrat do të importoheshin nga vendi ku kishte qëndruar prej shumë vitesh.
Për zhvillimin e kësaj veprimtarie tregtare shtetasi A mori hua shumën prej 300,000 EUR nga shtetasi B, për të cilin u zbuluan gjetje negative për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.
Nga verifikimet e kryera shtetasi A kishte lidhur disa kontrata për investime në pasuri të paluajtshme dhe një marrëveshje ndërmjetësimi me shtetasen X, për shitjet e pasurive të paluajtshme të kësaj të fundit, ku shtetasi A do të përfitonte një shumë të konsiderueshme fondesh, nga roli i tij si ndërmjetës.
Në lidhje me shtetasen X rezultoi të jetë bashkëshortja e shtetasit të quajtur Y, ku për këtë të fundit disponohen të dhëna për përfshirje në veprimtari kriminale.
Nga analiza e veprimtarisë së shtetases X u konstatuan disa anomali
•Shtetasja X kishte përfituar nëpërmjet dhurimit një pasuri e paluajtshme në vlerë të lartë tregu, në pronësi të disa shtetasve, familjarë midis tyre. Prona ndodhej në një njësi administrative, administratorja e së cilës ishte shtetasja C, e cila lëshoi vërtetimin përkatës për të mundësuar tjetërsimin e pronës.
Nga të dhënat e gjeneruara nga burimet e hapura, shtetasja C rezultoi lidhje e afërt familjare me shtetasin Y
Shtetasja X rezulton se ka kryer disa transaksione të njëpasnjëshme të shit-blerjes së pasurive të paluajtshme, kundrejt palëve për të cilët ka dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale;
Bazuar në dyshimet:
Regjistrimi i një aktiviteti tregtar nga persona të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe dyshimet lidhur me aktivitetin real të tyre;
Përfshirja në transaksione të shit-blerjes, dhurimit të pasurive të paluajtshme në vlera të larta të shtetasve të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




