Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Izraeli i rikthehet normalitetit, shqiptarja rrëfen si është të jetosh pa maska

Izraeli i rikthehet normalitetit, shqiptarja rrëfen si është

Për disa shtete duket se pandemia do të jetë thjesht një ëndërr e keqe. Izraeli bëhet shteti i parë në botë që heq maskat në ambientet e hapura dhe njerëzit i rikthehen normalitetit në rrugë.

Ndërkaq në Izrael janë lehtësuar dhe shumë masa të tjera, duke nisur që nga hapja e shkollave, universiteteve, ndërkohë që rreth 54% e popullsisë tashmë aty është vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech. Izraeli me një popullsi prej 9.3 milionë banorë, kryeson listën e për numrin e lartë të vaksinimeve.

Irena Steinova, një ndër shqiptaret e njohura dhe të suksesshme që ka zgjedhur të jetojë në Izrael prej shumë vitesh rrëfeu sot në “Wake Up” si është të rikthehesh në normalitet pas një viti të vështirë.

Izraeli i rikthehet normalitetit, shqiptarja rrëfen si është

“Është gëzim i madh, ndiejmë frymëmarrje, ndiejmë liri. Ne shqiptarët në fundjavë takohemi dhe hamë darkat bashkë, pasi prej 1 viti i kishim të ndaluar dhe tani jemi shumë të gëzuar që mblidhemi.

Maskat janë hequr fare, vetëm në ambiente të mbyllura për siguri i mbajmë maskat. Shkollat janë hapur fare, çdo gjë është e lirë, jepet mësim lirshëm”, bëri të ditur ajo.

Në profesion Irena është shahiste dhe arbitre e shahut dhe vitet e fundit është pjesë e kryesisë së Federatës së Shahut të Izraelit (The Israel Chess Federation) si edhe në komisionin që nxit angazhimin e grave në këtë lloj sporti. Irena ka qenë shahiste e klubit “17 Nëntori dhe në vitin 1982 është shpallur nën/kampione.

Që prej vitit 1991 ajo jeton ne Izrael dhe është përshtatur shumë mirë me gjuhën hebraike dhe kulturën e këtij vendi duke dhënë kështu kontributin e saj edhe për brezat e rinj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore