Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Iu vu eksploziv poshtë ‘Range Rover-it'/ Flet drejtoresha e DSHP në Kukës: Nuk kam konflikte....

Iu vu eksploziv poshtë ‘Range Rover-it'/ Flet drejtoresha e DSHP

Suida Kuka, drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor ishte shënjestra e atentatit me eksploziv të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Kuka ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person dhe nuk dyshime se kush mund të jetë autori.

Lënda plasëse ishte e vendosur poshtë automjetit të saj dhe ka qenë e mbështjellë me një pako të kroisantëve “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit.

Ka qenë vetë Kuka që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se poshtë makinës së saj ndodhej një pako e dyshimtë.

Policia ka rrethuar perimetrin dhe ka evakuuar punonjësit e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, aty ku makina ishte e parkuar. Nga ana tjetër po administrohen edhe kamerat e bizneseve të zonës dhe te godinës se DSHP për të bërë të mundur identifikimin e autorit të vendosjes së pakos me tritol.

Suida Kuka është emëruar drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër në maj të këtij viti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore