Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Iu publikua audiopërgjimi/ Artan Lame: Nxirret 3 ditë para zgjedhjeve për të futur në panik publikun

Iu publikua audiopërgjimi/ Artan Lame: Nxirret 3 ditë para zgjedhjeve

Gazetari Artan Hoxha publikoi dje një audiopërgjim, që bënte fjalë për legalizimet në prag të fushatës. Audio fliste me shifra sesa ishin bërë dhe sa pritej të kryheshin, duke përdorur këtë për të blerë vota.

Por si qëndron e vërteta? Kur është bërë kjo video? Këtyre pyetjeve u ktheu përgjigje drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Ai ishte në një lidhje direkte me emisionin “Breaking” në Top News, ku u shpreh se “nuk është vështirë të më bësh keq mua, ku unë flas hapur”.

“Nuk do shumë mend se nxirret 3 ditë para zgjedhjeve për të futur në panik publikun. Është i manipuluar. Nuk i heq asnjë fjalë asaj video. Nuk është e vështirë të më bësh keq mua, unë flas hapur, jo me terma korrekt Aty jemi në vitin 2017, po bëhet diskutim që me ligjin që është në fuqi, themi kemi bërë 150 mijë, nuk vazhdoj dot më, sepse pjesa tjetër e ndërtimeve nuk mund të legalizohet dot me atë ligj. Nëse u themi njerëzve se nuk bëhen, atëherë bëhet mish me top. Pala tjetër duke qenë në opozitë mund të thotë çfarë të dojë dhe të premtojë shumë gjëra, ai që është në pozitë nuk premton dot si opozita”, tha Lame.

Drejtori i ASHK-së shtoi se ka përmendur Miloshevic, se edhe nëse ai do tu thoshte do t’i legalizoj unë, njerëzit do ta votonin.

“Jam i bindur ata që kanë hall prone, jo vetëm legalizimi. Ai që ka hall prone të sheh në sy e kërkon zgjidhje. E nëse ti i thua se nuk ka zgjidhje, ai të vret. Nuk mund t’iu themi 100 mijë njerëzve se nuk bëhen. Bëmë sa bëmë me ligjin e vjetër, nuk ecën më me këtë ligj. Unë them: “Me ligjin aktual nuk bëhet, do të shohim sërish kur të ketë ndryshime ligjore”. E ne mblodhëm në këto vite të gjitha problematikat që nuk i zgjidhte ligji i vjetër, dhe ju dhamë zgjidhje me 20 20. Unë flas në mënyrë jo shumë korrekte politikisht”, tha Lame.

Ai tha se aty flet edhe me veshje politike, pasi ligji i legalizimeve ka qenë ligj teknik deri në vitin 2005, në kohën e Nanos.

“Në 2017 duhej parë me themel, e këtë bëri 20 20. Merre të gjithë regjistrimin, ato problematika që them unë i shikon te 20 20 që i jep zgjidhje. Nuk bëmë ndryshime ligjore, por një ligj të ri. Është kriminale të legalizojmë një mori ndërtime që janë në zona të mbrojtura dhe të ndjeshme. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të ndjeshme? Nga ana tjetër aty jetojnë njerëz, e duhet një zgjidhje”, tha drejtori i ASHK-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore