Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Iu gjetën 21 mijë euro dhe më shumë se 16 mln lekë në makinë/ Kush është 39-vjeçari që u kap në Fier (EMRI)

Iu gjetën 21 mijë euro dhe më shumë se 16 mln lekë

Policia e Fierit ka arrestuar një 39-vjeçar nën akuzën për pastrim parash.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Kristaq Deraj.  Sipas policisë të riut iu gjet në makinë shumë prej 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Njoftimi:
Fier / Evidentohen dhe goditen brenda pak ditëve, 2 raste të lëvizjes së shtetasve me shuma të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Iu gjetën në automjet 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u ndalua në qytetin e Fierit, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit K. D., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore