Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Iu gjet 16 kg kanabis, “Rehova” çon në pranga dy të rinjtë

Iu gjet 16 kg kanabis, “Rehova” çon në pranga dy të

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Skrapar, të akuzuar për prodhim dhe shitje të bimëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 16  kilogramë kanabis të tharë dhe të përpunuar si dhe 60 bimë narkotike kanabis.

Ndërkohë, të dy këta persona, ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë kultivuesit e bimëve kanabis të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Skrapar

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i kultivimit, prodhimit dhe shitjes të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Rehova".

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike e tharë dhe e përpunuar si dhe 60 bimë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore