Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ishte 'krahu i djathtë' i Habilajve/ Apeli merr vendimin për ish-shefin e policisë së Vlorës

Ishte 'krahu i djathtë' i Habilajve/ Apeli merr vendimin për

Ish-shefi i sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Qarkun e Vlorës, Gjergji Kohila është lënë ditë ne sotme në burg nga Gjykata e Apelit.

Apeli ka lënë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e dënoi Kohilën me 12 vite burg si bashkëpunëtor i grupit të Habilajve, për trafikimin e drogës. Ky dënim më pas u konvertua në 8 vite, me gjykim të shkurtuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Astrit Kalaja (kryesues), Valbona Vata (anëtare) dhe Valbon Çekrezi (anëtar), sot më datë 23.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 27.04.2022, në ngarkim të ankuesit/të pandehurit Gj.K., me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka deklaruar fajtor të pandehurin Gj.K., për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore