
Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë në Itali mjeku i njohur i QSUT-së
Mjeku Bledi Nini, nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin, ndërsa është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Ai ishte dërguar në Itali për kurim, por nuk mundi t’ja dilte. Nini, 48-vjeç, punonte në QSUT si mjek ORL.
Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili i bën apel edhe qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese, pasi “virusi nuk është lojë mediatike”.
“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.








Doli për gjah, plumbi në kokë i merr jetën shqiptarit në Itali
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/ Epidemiologu Alimehmeti sqaron udhëzimin më të fundit për Covid-19

Një vend europian heq Shqipërinë nga “lista e zezë”: s’ka karantinë për të hyrë

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
