Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ishte i fundit që takoi Vis Martinajn/ Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin: Çfarë ka zbuluar

Ishte i fundit që takoi Vis Martinajn/ Prokuroria rekurs në

Fati i Ervis Martinaj ende nuk dihet, teksa kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë.

Prokuroria e Kurbini i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales, i arrestuar për shpërdorim detyre, pasi ka ndihmuar të shumëkërkuarin Martinaj të arratiset, teksa policia ishte nisur për ta arrestuar.

Njëra prej kërkesave është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të pandehurin, në lidhje me hetimet që po bën kjo Prokurori pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të. Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.

Gjithashtu e Prokuroria e Kurbinit kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Lamin.

Ish-efektivi ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore