
“Ishin njohur në lokal”/ Flet kunati i 23-vjeçarit që u vra nga ish-burri i partneres në Itali: S’e donte për lekë
Kunati i Flonino Mërkurit ka rrëfyer takimin e fundit me çifti shqiptar disa orë para se 23-vjeçari dhe partnerja e tij Mynevere Myrtaj Karabollaj të masakroheshin me thikë brenda banesës nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.
Ai u shpreh se Flonino nuk e donte për lekë 37-vjeçare dhe kishte dashuri mes tyre, duke shtuar se ishin njohur kur Vera punonte në lokal.
“Takimi i fundit 3-4 orë para krimit. Kishte dashuri mes tyre. Nuk e donte për lekë, absolutisht. Flonino dhe Vera janë njohur tek lokali, kishte disa vite e divorcuar, por se kishim pyetur pasi kjo gjë nuk na duhej. Flonino e njihte si person por nuk ishin përballur kurrë. Nuk kanë pasur shqetësime. Kishin pirë kafe. Flonino ishte shumë i lidhur me të vëllanë. Kishte ardhur e marrë disa orë para krimit. Vajza na njoftoi ishim në shtëpinë tonë, nuk na dhanë asnjë informacion. Kur mbërritëm atje pamë policinë e ambulancë. Asnjë lloj gjëje s’na ka thënë. Nuk bëhej fare muhabet për një gjë të tillë. Kishte urdhër mbrojtje ndaj tij, as vajzave nuk duhej ti afrohej. Ajo e bënte për njerëzillëk që ai të takonte vajzat. Herë kishin marrëdhënie të mirë, herë jo. Kohët e fundit, ndoshta ngaqë e ka menduar situatën, i ka joshur me lekë. Punonte në ndërtim. E dimë mentalitetin e shqiptarëve, të thonë ça të duan, mos i ndodhtë kurrë kjo gjë njeriu. Kur dashuron një burrë me një burrë,” u shpreh ai gjatë një emisioni televiziv.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




