Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ish-truproja e Sajmir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, ja sa do të jetë dënimi nëse shpallet fajtor

Ish-truproja e Sajmir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, ja sa do

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj ish-truprojes së Saimir Tahirit, Hekuran Marku.

Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, Marku kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.

Ish-truproja e Tahirit u vu nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nëse shpallet fajtor Marku do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit.

Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.

Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore