Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ish-kreu i SHIK: Si ndodhi grushti i shtetit i 14 shtatorit, policia u zhduk! Fatos Nano dorëzoi shtetin dhe...

Ish-kreu i SHIK: Si ndodhi grushti i shtetit i 14 shtatorit, policia u zhduk!

Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, ndërsa ka folur në një intervistë televizive është shprehur në lidhje me grushtin e shtetit 14 shtator 1998. Klosi tregoi kronologjinë e asaj dite ku theksoi se shteti ishte i papërgatitur.

Më 14 shtator, a kishin informacion se çfarë do të ndodhte?

Asnjë informacion. Problemi qe i policisë, që u zhduk. Ne u trembëm. Unë isha te SHIK-u, dhe po prisnim të vinin.

A ishit përgatitur për të rezistuar?

Po. Erdhi UCK-ja na soli raketa anti-tank. Na sollën raketat që në rast se do të futeshin me tank, do të gjuanim. Megjithatë ky skenar, nuk mendohej. Por kur pamë që qëlluan te dyqanet, u lehtësuam në një farë mënyre.

Policia u zhduk. Ajo kishte detyrë të na mbronte, por iku në shtëpi. Gjithçka ndodhi papritur. Ne e dinim që tre muaj përpara që Berisha, do të bënte një revoltë. Por se kur, nuk e dinim.

Është e vërtetë që Fatos Nano u arratis për në Maqedoni?

Po, e vërtetë. Por jo në pikë kufitare. Ne nuk kishim asnjë informacion. E mësuam të nesërmen. Nuk e dinte as presidenti. Nuk qe normale. Për këtë shkak ai dha dorëheqjen, sepse dorëzoi shtetin.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore