Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD: Pse nuk do ketë rivotim në 9 qarqe

Ish-kreu i KQZ shuan shpresat e PD: Pse nuk do ketë rivotim në 9 qarqe

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se shanset që KAS t’i japë të drejtë PD për rivotim në 9 qarqet janë thuajse zero.

Sipas Kumes, edhe nëse ka abuzime, mund të ketë lëvizje mandatesh dhe jo ribërje të zgjedhjeve. Kume kërkoi që votat e pavlefshme të merret në dorëzim nga SPAK.

“KAS nuk do ta trajtojë fare këtë gjë. Që të përsëriten zgjedhjet duhet të ketë shkelje ligjore. Që vota është e pavlefshme nuk është shkelje ligjore. Votat e pavlefshme duhen referuar sipas qarqeve. Informacioni është i bollshëm dhe referues. Por KAS nuk do të përgjigjet fare.  KAS nuk shprehet për akuzat se zgjedhjet janë të pavlefshme se u blenë, apo se administrata u përdor.

Votat e pavlefshme duhen konfiskuar nga SPAK. Mund të ketë lëvizje mandatesh, por jo ribërje të zgjedhjeve. Ka probleme të shumta që ndeshi ky proces zgjedhor, mund të ketë ndikuar edhe në rezultat, por këto duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese. KAS është i ndërtuar në bazën e vullneteve politike”, tha Kume./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore