Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ish-deputeti i PD-së: Katër familje po kontrollojnë shtetin, duhet lidership i ri i opozitës

Ish-deputeti i PD-së: Katër familje po kontrollojnë shtetin,

Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-ë,  ka qenë tejet i ashpër sa i përket situatës brenda partisë më të madhe opozitare.

I ftuar në emisionin Zona Zero, Gurakuqi ka fajësuar për këtë situatë të dyja palët si Bashën dhe Berishës, që po ndikojnë që të lenë vendin pa një opozitë. Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve.

"Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste. Duhet vepruar për hequr kontrollin e shtetit në 4 duar. Pavarësisht se Shqipëria ka kryer reformën në drejtësisë vazhdon të jetë e kontrolluar nga 4 familje, a thua se fëmijët e familjet tona nuk ekzistojnë, pra ka 4 duar që kanë edhe kontrollin e kapitalit të mallit. Ato kanë frenuar të gjithë sistemin e drejtësisë, edhe pse ka ndodhur një reformë  edhe ku aleati ynë kryesor SHBA po insiston për një reformë të thellë", tha  Gurakuqi.

Ai deklaroi se vendit i duhet një lidership i ri i opozitës, duke nënkuptuar kështu largimin e Bashës dhe Berishës dhe të gjithë atyre që kanë nxitur këtë situatë.

"Jam për hapjen e një ekipi reformues, liderët kur përfundojnë ciklin largohen, partitë shkojnë drejt gjetjes së një lideri të ri ose të lidershipi të ri. Ky është momenti i rëndësishëm, kjo pikasje përjashton ato që dalin në ekrane televizive që bëjnë mbrojtje sofiste, që kalojnë përtej caqeve të arsyes të shëndoshë logjike. Kem shkëputje të madhe, midis shtresës së mesme, publike, intelektualë dhe politike. Kemi parti politike që kanë rekrutuar persona të nivelit mediokër dhe nën mediokër dhe kanë lënë jashtë klasën intelektuale dhe mbi të gjitha brezin e ri. Jemi në një situatë shumë të dëshpëruar, jam shumë i dëshpëruar nuk shoh dritë jo vetëm nga ana e forcës opozitare, por nga qeveria që nëpërmes gojës së kryeministrin me anë të një bashkëbisedimi në Facebook del dhe thotë se unë jam babai dhe skenari dhe i ndërhyrjes në PD dhe i përzgjedhjes së kohës në PD", theksoi Gurakuqi.

Ish-deputeti i PD-së shtoi se " Opozita është inekzistente, kam refuzuar të ndjek mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk do të jem. Kam kohë që nuk i ndjek, e shoh se nuk janë të predispozuar palët për t'u tërhequr, nuk pres ta zgjidhin, pasi ata e kanë prodhuar krizën, Kryesitë e i ashtuquajtur Grupi i Reformimit ata janë përgjegjës. Unë kërkoj që të tërhiqen ata, po e lejnë Shqipërinë pa opozitë".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore