Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ish-deputeti i opozitës heq dorë nga shpërblimi 25 milionë lekë, nuk mori asnjë qindarkë as gjatë mandatit

Ish-deputeti i opozitës heq dorë nga shpërblimi 25 milionë

Ish-deputeti Erion Piciri ka hequr dorë nga shpërblimi prej 25 milionë lekësh,  që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se gjithë aktiviteti i tij pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Piciri kërkon që këto para t’i mbeten buxhetit të shtetit, me shpresën se do përdoren në dobi të njerëzve në nevojë.

“Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti.

Sipas ligjit, të cilit i referohet Piciri, ish-deputetët përfitojnë për 28 muaj 58% të pagës referuese, si dhe një shpërblim në masën e dy pagave.

Kujtojmë se Erion Piciri, ishte i vetmi deputet i Kuvendit të kaluar i cili pranoi mandatin, por jo pagën. Ai vendosi që të gjitha pagat që duhet të merrte, t’i mbante shteti dhe t’i përdorte për pandeminë dhe dëmet e tërmetit.

Favore, që duke marrë parasysh mënyrën sesi trajtohen punonjësit e tjerë në vend, duken krejtësisht absurde./Gazeta SHQIP

Ish-deputeti i opozitës heq dorë nga shpërblimi 25 milionëIsh-deputeti i opozitës heq dorë nga shpërblimi 25 milionëIsh-deputeti i opozitës heq dorë nga shpërblimi 25 milionë

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore