
Iphone, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune! Apeli "mbyll" në burg Rovena Vodën
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 10 muaj burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.
Sipas njoftimit të bërë publik në media, Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar dënimin për ish-zv. ministren e Brendshme, e cila u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministri.
Edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe nga 15 muaj për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.
Njoftimi i GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj Rovena Voda, ish-zv.ministres së Brendshme, duke vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.V, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, të Kodit Penal, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe dënimin e saj l(një) vit e 3( tre) muaj burgim.
-Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës R.V, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(muaj) burgim.
-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit arrest ne shtëpi datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të pandehurës R.V t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurës M.H, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 3(tre) muaj burgim. -Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës M.Hi ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim. -Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurës F.B, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të KoditPenal dhe dënimin e saj l(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit F.B, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim.
-Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 26 datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaccme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >



“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >
