Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Inskenoi vdekjen e tij/ Pecorelli i 'transformuar' rrëfehet: Shkela disa ligje në Shqipëri, jetova si murg

Inskenoi vdekjen e tij/ Pecorelli i 'transformuar' rrëfehet:

Ish-gjyqtarin italian të futbollit, biznesmenin Davide Pecorelli e pret një betejë e vështirë përballë drejtësisë në Itali dhe Shqipëri mbi inskenimin e vdekjes dhe zhdukjes pa gjurmë, teksa u zbulua se ishte gjallë vetëm pak ditë më parë në vendin e tij. Por përse u fsheh për tetë muaj?

Biznesmeni italian është shprehur se “Dua të shoh fëmijët e mi, pastaj do të flas” duke u larguar nga ambientet e policisë në Itali. Sipërmarrësi duhet të përgjigjet për një krim të stimuluar, ndërsa dyshimet dhe hipotezat janë të shumta. “Çdo problem në Shqipëri ose vështirësitë financiare që mund t’i jenë shfaqur, mund ta kenë vënë atë para problemeve ose në rrezik” shkruan gazeta “La Nazione” në Itali.

“Unë i tregova gjithçka prokurorit, ai do të bëjë publik gjithçka për mediat të gjitha detajet. Ndërkohë kam shkelur disa ligje dhe në Shqipëri. Unë nuk flas! Tani do shkoj tek fëmijët e mi dhe gjëja e sigurt është se nuk do të bëj më asnjë biznes në Itali”

I pyetur nga gazetarët se ku ka qëndruar gjatë kësaj kohe, Pecorelli u shpreh se kishte qëndruar me disa murgj afër zonës së Medjugorës në Bosnje Hercegovinë.
Biznesmeni do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dhunimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra.

Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore