Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Inskenim apo rrëmbim? Misteri për fatin e Ervis Martinajt

Inskenim apo rrëmbim? Misteri për fatin e Ervis Martinajt

9 gushti, është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi pa pasojë.

Prokuroria është e fokusuar edhe në qytetet ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj, aty ku është parë, apo dhe ka pasur informacion që ai ka qenë.

I pari qytet ku dyshohet se mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj është Durrësi, për shkak të një videoje që qarkullon prej datës 6 gusht, ku Martinaj është parë në një hotel nën shoqërinë e një vajze dhe oficerit të policisë, Jeton Lami.

Për qytetin e Vlorës, ka disa informacione operative që kanë mbërritur në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Kurbinit, se është parë në qytetin bregdetar.

Provat kryesore që ka arritur të sigurojë prokuroria, janë disa video ku ka lëvizur Ervis Martinaj, ditët para se të zhdukej. Një tjetër provë që po ndjek prokuroria, është edhe polici i arrestuar, Jeton Lami, i cili nëse do të dëshmojë, mund të japë një ndihmë të madhe për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore