Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Infektohet me koronavirus gjyqtari i Apelit, nis me urgjencë dezinfektimi

Infektohet me koronavirus gjyqtari i Apelit, nis me urgjencë dezinfektimi

Koronavirusi ka depërtuar edhe në Gjykata. Gazeta SHQIP mëson se një gjyqtar i Gjykatës së Apelit ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19.

Pas konfirmimit të rastit ka nisur menjëherë dezinfektimi i ambienteve të gjykatës dhe është marrë vendim që kjo gjykatë të punojë me orar të reduktuar.

“Ju bëjmë me dije se Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë, sot në datën 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, duke u gjykuar vetëm çështjet emergjente për shkak se një punonjës i kësaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid-19.”, njofton Gjykata e Apelit Tiranë.

Ditën e sotme u shënua një rekord i ri në vendin tonë pasi u konfirmuan 117 të infektuar, numri më i lartë i të prekurve në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy të moshuar nuk e fituan dot betejën me koronavirusin, ndërsa në spitalin Infektiv ka pasur sërish shtrime të reja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore