Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Incident në minierën e Bulqizës, bllokohet minatori në galeri

Incident në minierën e Bulqizës, bllokohet minatori në

Një punonjës i minierës në Bulqizë ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të mërkure ku në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Ende nuk dihet fati i personit që ka mbetur i bllokuar në galeri, nëse është ende gjallë apo jo.

Njoftimi i policisë

Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore