Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Im shoq merret me biznes"/ Xhaçka flet për akuzat ndaj saj: Ka qenë emigrant, sot po bën hotel me 5 yje në jug!

"Im shoq merret me biznes"/ Xhaçka flet për akuzat ndaj

Olta Xhaçka ka reaguar ditën e sotme për herë të parë lidhur me akuzat e hedhura në adresë të saj dhe partnerit të saj.

Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka është shprehur se nuk ka asnjë konflikt interesi, teksa bashkëshorti për shumë kohë ka punuar jashtë shtetit dhe tashë me kursimet do të ndërtojë një hotel në jug.

Xhaçka: Që unë nuk jam në konflikt interesi, këtë nuk e them vetëm unë sepse po ta thosha vetëm unë do të ishte fjala e deputetit Shehaj përballë fjalës time. Këtë e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, e ka thënë ILDKPI. Dhe një përfaqësues serioz i popullit e aq më shumë një parti në këtë kuvend minimumi duhet të kishte bërë detyrat e shtëpisë përpara se t’ju merrte qytetarëve, por edhe kolegëve kohën e vëmendjen. Dhe për të bërë detyrat e shtëpisë do t’i mjaftonte të kërkonte në arkivat e partisë së tij, për raste të ngjashme kur të tjerë përpara tij kanë ngritur furtuna në gotë për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese e cila në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarëve të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

Im shoq merret me biznes që në vitin 1991. Edhe im shoq, si z. Shehaj e ka nisur biznesin si emigrant në Itali, për ta vazhduar më pas në Shqipëri. Dhe pas 30 vitesh në biznes, është angazhuar sot për të bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje në Jug.

Tani, qytetarët kur dëgjojnë z. Shehaj që ulërit për statusin e investitorit strategjik, e konfliktin e interesit apo përfitime abuzive nga publikja natyrshëm ju lind e drejta të mendojnë që këtu po bëhet nami. Që këtu po falen prona e fonde e po shkelet ligji e kushedi çfarë tjetër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore