Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ilir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialogu Kosovë-Serbi, të vazhdohet me Procesin e Berlinit

Ilir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialogu

KOSOVË - Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën ndanë urimet më të përzemërta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.

Të dy Presidentët zhvilluan një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat, si dhe për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të presidencës, në takim u vlerësua me shumë rëndësi forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, me impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale për të dy vendet tona.

Presidenti Meta dhe Presidentja Osmani ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit në çdo aspekt, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim finalizimin sa më parë të një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendeve./Gazeta SHQIP

Ilir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialoguIlir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialoguIlir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialogu

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore