Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave të Celtic në Shqipëri

Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave

Presidenti Ilir Meta, i cili njihet publikisht si tifoz i Celtik, përuroi sonte në zonën e ish-Bllokut në Tiranë themelimin e “Celtic Supporters Club Albania”.

Në praninë e shumë tifozëve shqiptarë, së bashku me ish-kapitenin dhe legjendën e Kombëtares shqiptare të Futbollit, Rudi Vata, i cili ka luajtur me Celtic FC, me ambasadorin e Britanisë së Madhe,  Duncan Norman MBE, si dhe me legjendat e tjera të futbollit shqiptar Perlat Musta, Ferit Rragami, Shyqyri Ballgjini dhe Ilir Lame,  të cilët u përballën në vitin 1979, në kuadër të Kupës së Kampionëve të Europës me klubin e famshëm skocez të Celtic FC, Presidenti Meta shpalli krijimin e “Celtic Supporters Club Albania”.

"Celtic Supporters Club Albania duhej të ishte e hapur pikërisht në këtë ditë pasi një vit më parë, më 9 korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, unë takova një grup të mrekullueshëm të tifozëve të Celtic FC përpara ndeshjes me Sarajevo FC.

E kisha ndjekur prej shumë vitesh Celtic FC, për shkak të madhit tonë Rudi Vata, por pasioni i atyre tifozëve më mahniti dhe që prej asaj kohe unë e kam ndjekur me shumë fanatizëm Celtic FC.

Është e mahnitshme se si futbolli lidh njerëzit dhe vendet. Dhe ja ku jemi sot, Skocia, e njohur që herët si Alba, ashtu si Shqipëria vendi im, dy vendet e shqiponjave, të malësive të mrekullueshme, të njerëzve mikpritës, tashmë janë bashkuar edhe më shumë.

Celtic FC ka domethënie të madhe për mua. Do të thotë solidaritet, socializim, bashkësi, besnikëri, integritet, miqësi. Për të mos ecur kurrë vetëm.

Në këtë ditë historike për Mbështetësit e Celtic në Shqipëri dërgoj përshëndetjet e mia për të gjithë lojtarët e klubit dhe menaxherin, për të gjithë ekipin dhe të gjithë mbështetësit në Celtic Park, në Mbretërinë e Bashkuar, Skoci, dhe në mbarë botën.

Hail Hail. Ten in a row", tha Meta.

Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave Ilir Meta nuk ndalet, mbledh legjendat e futbollit dhe krijon klubin e fansave

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore