Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Ilir Beqajt ia keni varur mëlçitë në qafë"/ Basha për protestën e fermerëve: Po i gënjeni siç...

“Ilir Beqajt ia keni varur mëlçitë në

Në fjalë e tij në seancë plenarë, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh edhe një herë se me paketën fiskale e cila pritet të votohet sot në tërësi, godet prodhimin vendas. Duke u ndalur në protestën e fermerëve Basha tha se ata sot protestojnë me të drejtë, pasi buxheti për bujqësinë do të jetë më i ulët se i vitit të shkuar

“Ndërsa këtu pseudomazhoranca bëhet gati të votojë sy mbyllur për mënyrën se si do të shpenzohen taksat e qytetarëve vitin e ardhshëm dhe ato në vijim, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të të punësuarve në Shqipëri, kanë harxhuar para nga xhepat e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës, që t’u dëgjohet zëri.

Mos tu shkelet sakrificia, most u hidhet tutje mundi, t’u respektohet vështirësia që kanë për të bërë punën e tyre, për të nxjerrë bukën e gojës, për të shkolluar fëmijët, për t’i dhënë këtij vendi 20% të prodhimit të brendshëm bruto.

Shifër kjo më e larta në rajon dhe në Europë, që tregon se sa peshë ka bujqësia në ekonominë tonë, e që vetëm për këtë arsye duhet të dëgjohen përpara se të ngrihen kartonat, me sytë e veshët mbyllur.

Janë njerëz që vetëm japin, vetëm kontribojnë, dhe në këmbim nuk marrin asgjë, krahasuar me kolegët e tyre në rajon, pa përfshirë fare Europën. Sepse arkat e shtetit që ata vetëm i mbushin me taksa të larta të dretjpërdrejta e të fshehura, ky kryeministër dhe ministrat e tij i zbrazin pa teklif.

110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

Aq të papërfillshëm janë këta qytetarë për ju, që gdhihen dhe ngrysen me shqetësimin e të nesërmes, me ankthin e konkurrueshmërisë së produkteve të tyre, me pamundësinë për t’u përballur me produktet e rajonit që subvencionohen shumë herë më shumë se këtu, saqë jo vetëm nuk i dëgjoni, por i ofendoni me teatrin që ngjallë krupën, ku përdorni edhe gaztorët e oborrit tuaj, që nginjen nga koncesionet dhe syshkeljet tuaj, që i kanë shndërruar në oligarkë arrogantë", tha Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore