Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia administratori i Farma Net Albania

Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia

Sokol Topçiu, administratori i Farma Net Albania, i cili u arrestua si pjesë e një grupi që kishin ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, është liruar nga qelia ditën e sotme.

Gjykata vendosi sot që ai të gjykohet nën masën 'arrest shtëpie'. Lirimi i Topçiut nga qelia vjen vetëm 3 ditë pas lirimit të 6 personave të tjerë të arrestuar të cilët, po ashtu u lanë në 'arrest shtëpie'.

Sokol Topçiu u vu në pranga më 11 tetor, ndërsa ende në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë skemë. Topçi është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin.

Operacioni hetimor "Përfitimi" zgjati një vit dhe nxorri në pah skemën e abuzimit dhe të shitjes së ilaçeve kontrabandë që përdoreshin për të kuruar Covidin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore