Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ikin njerëz nga PD/ Topalli nxjerr kandidatët për deputetë: Shqipëria nuk është as e 'Rilindjes', as e 'Republikës së Re'

Ikin njerëz nga PD/ Topalli nxjerr kandidatët për deputetë:

Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Lezhë, disa prej të cilëve janë ish-figura të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja Topalli u ndal tek qarku i Lezhës, për të vijuar më pas me disa qarqe, si Dibra, Berati apo dhe Kukësi.

Ajo tha se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”.

Fjalimi i plotë

Qendroj sot,duke e ditur fort mire qe endrrat e te pareve tane jetojne ketu, tek kandidatet e sotem,tek kandidaturat e Levizjes per Ndryshim.

Jam sot perpara jush me sigurine e plote qe historia e LN eshte pjese e historise se shume njerezve te thjeshte dhe te ndershem te ketij vendi,qe une i detyrohem nje borxh te madh,

Atyre qe e projektuan Shqiperine e se ardhmes,dhe dhane edhe jeten per kete projekt dhe nuk egziston nje kohe tjeter pervec te sotshmes,qe te fillojme zbatimin e kesaj ideje,me LN,me fytyren e saj(qe nje pjese eshte sot ketu) me deshiren e mire dhe me dashurine me te madhe,me zotin mbi ne dhe me syte drejt Shqiperise se neserme, duke e ditur fort mire qe nuk ka nje Shqiperi te mire dhe nje Shqiperi te keqe,por nje Shqiperi te pa peerfaqsuar.

Qe nuk ka nje Shqiperi te rilindjes apo nje Shqiperi te republikes se re,por nje Shqiperi te vjedhur.
Dhe per kete arsye,bashke me ekipin e LN me listat me te mira te kandidateve te 3 dekadave,
bashke me shpresen e nje punonjesi te administrates publike apo te bashkise qe me date 25 Prill do te kendoj kengen e lirise ne kutine e votimit, me shpresen e emigranteve tone qe kur jane detyruar te ikin kane menduar qe nje dite Shqiperia do te behet vendi qe iken per te kerkuar, me shpresen e nje djali te nje punetori te thjesht qe guxon te sfidoje shanset, me shpresen e nje gruaje e cila ka rene pre e dhunes ne familje dhe nuk ka gjetur mbrojtje,e megjithate beson se Shqiperia nje dite do te kete vend dhe per te.

Me shpresen e nje kryefamiljari i cili edhe pse punon shume fort nuk arrin ti siguroje nje jete dinjitoze familjes se tij,e megjithate e din mire se ndershmeria eshte rruga.
Me shpresen e nje te riu qe edhe pse ka kaq kohe qe kerkon pune dhe nuk e gjen,e din mire qe do te vije nje dite qe do te vleje meritokracia. Me shpresen e madhe dhe nevojen per Ndryshim

Dua te prezantoj listen e kanditateve,nje liste qe per Shqiperine e djeshme ka qene nje mirazh,nje liste e nxjerre nga nje sirtar qe dukej se nuk do te hapej kurre,nje liste qe bashke me ekipin e LN e kemi pagezuar si“Endrrat e vendit tim”

Lezhe

Matilda Gjini
Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.
Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PwC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Hawskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi,javen e ardhshme Matilda do te kthehet ne Shqiperi per te qendruar dhe per te dhene kontributin e saj per nje Shqiperi ndryshe

Gjon Ndoj
Vjen nga nje familje e persekutuar ku ne 1991 diplomohet ekonomist finance per industry,ish Ish student i dhjetorit te 90 tes ,Nismetar ne mbledhjen e firmave per themelimin e PDSH,Pjesmarres ne greven e uris per heqjen e emrit te enver hoxhes nga universiteti
-Ne vitet me te veshtira te pd 1997-2001 zgjidhet dy her kryetar i pd Mirdit me tre fushata elektorale ne favor te pd,Trajnuar per drejtor banke ne fondacjonin xhordano delamore ne Milano itali 1996
-Trajnuar per probleme te pushtetit lokal ne Vjene te Austrise ne 2003
- Ne 2013 kalon ne biznes privat nje zyre kontabiliteti dhe nje autoshkolle deri tani.

Alda Gjini
Lindur ne Lezhe me 13 05 1995 . Vjen nga nje familje me te perndjekur politik per shkak te detyrave te larta te asaj kohe. Ka mbaruar gjimnazin ne shkollen e Zejmenit .Gjate kesaj kohe ka ndjekur OJQ te ndryshme pasi gjithmone i ka pelqyer te jete pjese e jetes publike dhe te jape kontributin e saj ne nevojat qytetare . Pastaj vazhdoj studimet e larta ne Universitetin Politeknik te Tiranes Dega Gjeomjedis. Flet Anglisht.Gjate kohes se studimeve ka punuar si menaxhere, dhe aktualisht koordinatore prane nje kompanie private

Dode Prenga
Dod Prenga, profesor i accociuar, doktor i Sshkencave. Ka mbaruar Fizike 5-vjeçare ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes, me 1992. Ka punuar pedagog ne Universitetin e Shkodres deri me 2000, pastaj pedagog ne Universitetin e Tiranes. Nga gusht 2003-shkurt 2009 ka qene anetar i KQZ, perfaqseues i PD, pastaj perseri pedagog ne Fakultetin e Shkencave te Natyres , UT. Ka kryer specializime ne Universitetin Paris XII, ne Universitetin e Barit dhe ate te Lecces. Ka kryer Master te Nivelit te Dyte ne Ekonomi si dhe ne Fizike Llogaritese. Eshte doktoruar ne Kerkime Operacionale,Autor i disa teksteve dhe dispencave universitare, nje numri artikujsh ne revista nderkombetare. Pjese e nje grupi kerkimor ne fushat ekonofizike dhe sociofizike

Amarda Gjini.
Lindur ne Rreshen Mirdite . Rrjedh nga nje familje te persekutuarish politik nga sistemi.Mbaruar gjimnazin e pergjithshem ne Rreshen . Ka kryer studimet e larta ne fakultetin Shkencave te Levizjes ne universitetin e Sporteve te Tiranes ne vitin 2019. Sportiste volejbolliste ne ekipin e te rriturave te Mirdites qe ne vitin 2014 dhe aktualisht luan me ekipin vendas , si kapitene ekipi.

Diber
Erida Lazimi
Ushtron profesionin e avokates

Ka mbaruar fakultetin e drejtesise,si nje Studente shume e mire
Me role te ndryshme drejtuese ne institucine financiare si banka dhe kompani telefonike
Prej 6 vitesh drejton studion e saj ligjore
Me tre gjuhe te huaja te mbrojtura:Anglisht Turqisht Frengjisht. E trajnuar brenda dhe jashte vendit ne fushen e te drejtes tregtare

Sandra Xheleshi, e lindur më 26 Prill 1995, nga Klos, ka 17 vite që jeton në Angli. Ajo ka përfunduar Master Shkencor në Sigurime Shtetërore nga 'University College London' në 2019 dhe bachelor në Politikën Ndërkombëtare në 2018. Sandra ka mbështetur zbatimin dhe menaxhimin e projekteve të zhvillimit ndërkombëtar në Perëndimin e Ballkani në sektorët e Qeverisjes, Drejtësisë, Ekstremizmit Parandalues, dhe Dhunës me Bazë Gjinore. Donatorët që kanë punuar përfshijnë Zyrën e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Departamenti i Shtetit të SHBA (DoS), USAID, Kombet e Bashkuara (UN) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Sandra është aktiviste politike dhe ka mbështetur disa fushata zgjedhore në Britani,ajo aktualisht punon ne oxford university dhe javen e ardhshme do te jete Shqiperi per te filluar misionin e saj qe eshte Shqiperia

Besar Murati eshte student viti i 2-te bachelor ne degen e drejtesis ne Universita degli studi di Torino, Italy.
Ka lindur dhe eshte rritur ne Mat dhe ka perfunduar shkollen e mesme profesionale per TIK Hermann Gmeiner ne Tirane.
Ne 2019 nisi studimet ne torino per ligjet globale (Global Law and transactional legal studies).
Gjate kesaj periudhe ka qene i angazhuar edhe neper disa organizata vullnetare.

Neada Stana është studente masteri në Universita degli Studi di Torino në Itali, kandidate për deputete e Lëvizjes për Ndryshim.

Është lindur dhe rritur në qytetin e Burrelit dhe ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në vitin 2015. Në vitin 2019 diplomohet me mesatare 9.8 për “Shkenca Politike dhe Administrative”. Në 2019 nis studimet master në Torino për Shkenca Ndërkombëtare/ Studime Europiane. Gjatë periudhës së studimeve ka marrë pjesë aktivisht në konferenca kombetare dhe ndërkombëtare.

Berat
Miranda Haxhia
Lindur ne Berat, diplomuar në Universitetin ‘Aleksander Xhuvani’ për gjuhë e letërsi;
Ka nje eksperience prej 22 vjet mësim-dhënie,
si edhe ne Ministrinë e Kulturës;
Dhjetra artikuj të publikuar në median e shkruar; disa Libra të botuar në Shqipëri e jashtë vendit.
Aktualisht drejton e menaxhon nje studio fotografike.

Edmond Sinjari
Lindur dhe banues ne Berat,datelindjes 23.10.1976. Ne vitin 2002( Muaji Korrik ) perfundon Fakultetin e Inxhinerise se Ndertimit ne profilin Gjeodezi
Me pas punon ne “Ndermarrjen e Rrugeve Rrurale ne fuksionin e Kryetarit te Deges Teknike” deri ne Mars 202005 ,
Prill 2005 deri ne Janar 2014 punon si “ Specialist ne Drejtorine e Urbanistikes prane Keshillit te Qarkut Berat” ,
Nga Shkurt 2014 deri Korrik 2015 “Pergjegjes i Hartografise dhe Ceshtjeve te Pronesise prane ALUIZNI-t Berat”.
Kualifikime dhe trajnime :
- Çertifikate te Kualifikimt Pasuniversitare me tematike “Vlersim i Pasurive te Paluajtshme”, me Nr. 522, dt.30.01.2012, prane Fakultetit te Inxhinerise se Ndertimit….
- Kursin e Formimit Profesional Pasuniversitare , me titullin “ Specialist per testimin e performances se produkteve te ndertimit”, me Nr.10 Amze prane Institutit te Ndertimit Tirane…..
- Studimi dhe pergatitja e projekteve mbi masat e mbrojtjes nga zjarri te ndertesave te çdo lloji.
- 29.06.2018 , Diplomuar Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn Urban, Programi i studimit, me kohë të zgjatur, Master Profesional në ?Dizajn Parametrik?, me profil në ?Dizajn Urban dhe Peizazhi?,
- Certifikuar prane Universitetit Polis ne lidhje me “Auditimin e Energjisë”, Sot punon ne privat.

Kukes
Elsa Domi
eshte Kandidate per Qarkun e Kukesit dhe vjen ne kete prezantim te saj si nje profesioniste e fushes se Drejtesise si Avokate.
Elsa është bijë e një familje të nderuar intelektuale kuksiane dhe nënë e përkushtuar e një studenteje të shkëlqyer që aspiron të bëhet një inxhiniere.
Është diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1998. Ka një karrierë të pasur profesionle si juriste dhe avokate për më shumë se 21 vite. Ka filluar te ushtroje profesionin e saj si Juriste prane Albtelecom Sh.a., nga viti 2000 deri ne fillim te vitit 2017 . Ne vitin 2017 ushtron profesionin e avokates. Elsa ka kryer kualifikime profesionale ne fushen e drejtesise. Elsa ka qenë trajnere e administratës zgjedhore ne zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise dhe ato vendore qe nga viti 2007 e vijim.

Agron Demushi
Inxhinier.
Ka studjuar ne Universitetin Politeknik Tirane- Drejtimi Energjetike.
2000-2006 -inxhinier Elektrik - Hidrocentrali Fierze!
2006-2011- OST. Sh.a
2011-2015 Kryetar i Bashkise Tropoje- nga PD.
2011-2015- anetar i Keshillit Kombetar te PDSH.
Viti 2021: kandidat per deputet i Qarkur Kukes per Levizjen per Ndryshim.
Orlind Morina, inxhinjer informatike dhe matematik. Ka mbaruar studimet tek fakulteti i shkencave te natyres Tiranë ne vitin 2012. Ka punuar ne sektorin privat, ne industrin imobiliare dhe nga 2020 po drejton kompanin e tij.Jeton ne tiran prej 25 vitesh, dhe tashme edhe nje prind i ri i cili shikon te ardhmen e tij vetem ne shqiperi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore