Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I zunë pritë pranë shtëpisë! Pamjet nga vendi ku u qëllua Pashko Ujka, ish-deputet i PD (Foto)

I zunë pritë pranë shtëpisë! Pamjet nga vendi ku u

Shkodër- Ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka 64 vjeç, mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. 

Ndaj tij u hap zjarr nga një armë pistoletë me silenciator, sapo Ujka kishte dalë nga shtëpia e tij në lagjen "Vasil Shanto".

64-vjeçari ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

Pashko Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër. 

Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.  Ujka ka qenë i kërcënuar edhe me hërët, pasi në drejtim të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. 

I zunë pritë pranë shtëpisë! Pamjet nga vendi ku u

I zunë pritë pranë shtëpisë! Pamjet nga vendi ku u

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore