Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I vihet tritol kamionit të parkuar në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen

I vihet tritol kamionit të parkuar në Vlorë, policia jep

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Orikum të Vlorës pak para mesnatës së djeshme.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në një kamion të parkuar, i cili është në pronësi të 53-vjeçarit me inicialet A. C.

Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e kësaj ngjarje ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj si dhe kapjen e autorit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore