Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I veshur sportiv e duke vrapuar, Ilir Meta uron 8 Dhjetorin: Lavdi Rinisë Studentore (VIDEO)

I veshur sportiv e duke vrapuar, Ilir Meta uron 8 Dhjetorin: Lavdi Rinisë

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Mëngjesin e sotëm, presidenti Ilir Meta ka postuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku uron të gjithë: “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!”.

I veshur sportiv e duke vrapuar, Ilir Meta uron 8 Dhjetorin: Lavdi Rinisë

Në videon në fjalë, kreu i shtetit shfaqet duke vrapuar te liqeni artificial i Tiranës, i veshur i gjithi sportiv. Në një moment Meta ndalon së vrapuari dhe shprehet: “Mirëmëngjes të gjithëve dhe gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Lavdi Rinisë Studentore”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore