
I tha se do i nxirrte burrin nga burgu/ Kush është avokati mashtrues që u arrestua në Elbasan, i vodhi gruas 1,2 mln... (EMRI)
Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit ditën e sotme, nën akuzë se ka mashtruar një grua, duke i marrë një shumë parash.
Mësohet se në pranga ka rënë Mendo Kame, i cili ka qenë nën hetim për 3 muaj. Kame iu prezantua gruas si avokat, duke iu ofruar ta përfaqësonte ligjërisht bashkëshortin e saj, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës. Mësohet se ai ka arritur t'i marrë 1,200,000 lekë të rinj.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.
I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, vihet në pranga 54-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1,200,000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




