Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"I solli si mish për top"/ Berisha për 21 Janarin: Përgjimet që më implikojnë mua janë...

"I solli si mish për top"/ Berisha për 21 Janarin:

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme sërish në lidhje me ngjerjen tragjike të ndodhur më 21 Janar, ku humbën jetën 4 protestues gjatë një demostrate para kryeministrisë.

Duke iu kthyer akuzave të ngritura ndaj tij në vitin 2011, ai deklaroi nga selia blu se përgjimet që e implikojnë atë janë “manipulimet dhe falsifikimet” e ish drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.

“Është një manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet ë tragjike, përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Rama është personi kryesor, organizator i  dhunës. Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e organizmit të asaj dhune.

Është i faktuar si organizator. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare, dhe janë dhënë dënimet e njohura deri tani, por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizmin e puçit. I solli si mish për top”, tha Berisha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore