Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I shtruar në reanimacion, kjo është gjendja aktuale e mjekut të spitalit "Shefqet Ndroqi"

I shtruar në reanimacion, kjo është gjendja aktuale e mjekut

Pas lajmit se mjeku Alban Hatibi është konfirmuar pozitiv me Covid-19 5 ditë më parë, një lajm i mirë vjen për shëndetin e tij.

Sipas burimeve për Gazetën "Shqip" gjendja e tij aktuale paraqitet e mirë. Ai ka pasur sot probleme me saturimin, sic thuhet në gjuhën mjekesore, vështirësi në frymëmarje por tani është stabilizuar.

Nuk është i intubuar por po mbahet në vëzhgim në spitalin "Shefqet Ndroqi" bëjnë me dije të njëjtat burime.

Më herët u njoftua se gjendja e mjekut reanimator ishte përkeqësuar dhe po trajtohej me oksigjen.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore