Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I përjashtuar nga grupi i PD, ku ul Sali Berisha në sallë (Foto)

I përjashtuar nga grupi i PD, ku ul Sali Berisha në sallë (Foto)

Për herë të parë në historinë parlamentit, Sali Berisha nuk ka qenë i ulur në radhët e para të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi i marrë nga Lulzim Basha për të "ngrirë" Berishën derisa të zgjidhë përplasjet me SHBA-të ka bërë që ish-lideri i PD-së të ulet në vendet e fundit të sallës së Parlamentit.

Ai ka qenë një rresht përpara Fatmir Mediut kryetar i PR-së dhe Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit. Në krah të Berishës ka qenë Tritan Shehu. Ai ishte dhe deputeti që e priti në oborrin e godinës së sallës së seancave parlamentare.

Berisha përpara apartamentit ku jetonte u prit nga Edi Paloka, duke i dhënë kështu një sinjal Bashës se e kundërshton vendimin e tij. Edhe Flamur Noka është një prej kundërshtarëve të Bashës, duke mbajtur pro qëndrimit të Berishës.

I përjashtuar nga grupi i PD, ku ul Sali Berisha në sallë (Foto)

I përjashtuar nga grupi i PD, ku ul Sali Berisha në sallë (Foto)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore