Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I përfshirë në trafikun e drogës me grupin “Habilaj”, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut (EMRI)

I përfshirë në trafikun e drogës me grupin

Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga gjykata në mungesë për përfshirje në trafik droge, është arrestuar sot në Berat.

Mësohet se në këto momente po kryhet transferimi i Bodes në drejtim të Tiranës.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i policisë ishte i përfshirë në dosjen “Habilaj”, e madje fotot e tij me vëllezërit trafikantë  kanë bërë xhiron e rrjetit, në kohën e publikimit të skandalit.

Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në prill 2022, GJKKO e dënoi Sokol Boden me 12 vite burg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore