Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I ngacmonte seksualisht të bijën e mitur, 54-vjeçari godet me grushte 43-vjeçarin, policia i vë të dy në pranga

I ngacmonte seksualisht të bijën e mitur, 54-vjeçari godet me

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnje.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga një 54-vjeçar me inicialet Xh.B, pasi ka goditur me grushte një 43-vjeçar me inicialet N.Ç, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 17 vjeçe.

Po ashtu është ndaluar edhe 43-vjeçari, i akuzuar për veprat penale "Ngacmimi seksual", "Plagosja e lehtë me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një thikë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", shtetasin:

Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale "Ngacmimi seksual", "Plagosja e lehtë me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore