Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës/ Del FOTOJA, ky është biznesmeni që vendosi lëndën plasëse (Emri)

Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës/ Del FOTOJA, ky

Durrës- Identifikohet autori i dyshuar për shpërthimin me eksploziv pranë shtëpisë së Armando Dukës. Grupi hetimor ka mundur të identifikojë personin e dyshuar përmes shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës që ka ndjekur autori.

Burime të sigurta bënë me dije se po shoqërohet për të dhënë shpjegime shtetasi Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të qytetit bregdetar.


I dyshuari është  sipërmarrës dhe ende nuk dihet konflikti që ka mes tij dhe Armando Dukës. Nga hetimet rezultoi se shtetasi që vendosi dhe aktivizoi lëndën eksplozive pranë portës së oborrit të familjes Duka është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra. I riu me kapuç është parë të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.


Nga veprimet hetimore rezulton se Hasanaj është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedentë penalë. Do të jenë veprimet e mëtejshme hetimore që do të zbardhin motivet që e shtynë atë drejt ngjarjes kriminale që u regjistrua natën e së hënës në lagjen 3 të qytetit ku banon kreu i FSHF-së, i cili pak pas ngjarjes teksa kërkoi gjetjen e autorit u shfaq dyshues nëse autoritet do të zbardhnin në kohë rastin.

Arlen Hasanaj

Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës/ Del FOTOJA, ky

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore