Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I morën armën e shërbimit dhe.../ DETAJE nga porosia e policit për vëllezërit Beqiraj: Vrisni...

I morën armën e shërbimit dhe.../ DETAJE nga porosia e policit

Një megaoperacion i zhvilluar më 4 tetor në Durrës, çoi në pranga 14 persona. Mes të arrestuarve ishte dhe polici i burgjeve, Flamur Bejko.

Bejko i kishte paguar 3500 euro paradhënie vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj (të arrestuar) për të vrarë 2 persona me të cilët kishte një konflikt të hapur.

Dy personat që do ekzekutoheshin nga Gentian dhe Indrit Beqiraj, janë S.Z dhe I.H.

Bejko, sipas Abcnews është konfliktuar në ambientet e burgut. Bëhet fjalë për një ngjarje ku efektivi i burgjeve ka qenë i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në burg dhe furnizonte njërin prej personave, S.Z.

Polici i kërkonte para dhe në momentin që nuk është paguar është konfliktuar me njërin prej tyre.

Të dy personat e kanë rrahur, i kanë marrë pistoletën dhe ia kanë hedhur në koshin e plehrave.

Për t’i ekzekutuar, vëllezërit Beqiraj dyshohet se do të përdornin 4 kallëpe tritol.

Nga ana tjetër, Bejko  ka mohuar deklarimet e vëllezërve Beqiraj që kanë thënë para hetuesve se ai i kishte porositur dhe parapaguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur.

Në dëshminë e tij, polici ka treguar se shumën prej 3500 euro ia ka dhënë vëllezërve sepse njëri prej tyre ia ka kërkuar me qëllim për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

Ndërkohë, policia dyshon se Bejko kërkoi vrasjen e dy personave në fjalë pasi kishin konflikte me njeri-tjetrin.

Njoftimi i policisë më 4 tetor 2022

Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore